Mjeku Genc Sulçebe shpjegoi në “Log.” në ABC arsyen pse Akademia e Shkencave në studimin për pandeminë në vendin tonë rekomandon një dozë për fëmijët mbi 12 vjeç. Ai u shpreh se me nisjen e shkollave ka gjasa të rriten rastet e reja me COVID në këtë kategori ndërsa shtoi se janë vënë re raste të miokarditeve tek pacientët kryesisht meshkuj, pas dozës së dytë.
“Me futjen në shkolla do preken moshat e reja. Ka shumë gjasa që me nisjen e shkollës ky virus që është i ngjashëm me linë e dhenve do transmetohet tek fëmijët. Një pjesë do preken pa shenja, një pjesë me shenja të lehta dhe një pjesë si me grip. Vaksina Pfizer është e certifikuar dhe është lejuar të përdoret për moshën mbi 12 vjeç.
Janë vënë re që me këtë shpeshtësi mund të vihen re prekje të zemrës që kanë kaluar pa problem, kryesisht te djemtë pas moshës së dytë. Prandaj ne rekomandojmë një dozë. Tek fëmijët nuk do ketë asnjë detyrim. Ajo varet. Mjekësia rekomandon që ka përfitime më tepër se sa mund të kemi pasojë. Ne pasoja kemi edhe nga vaksina të tjerë”, tha Sulçebe. m.v/abcnews.al