Trim për vetëm 24 orë. Kaq shumë zgjati rebelizmi i Dashnor Sulës dhe ikja nga bigu blu i Sali Berishës.
Pas ftesave të ëmbla të doktorit e thirrjeve për reflektim, deputeti vendosi të tërhiqet nga çadra 1-ditore me Adriatik Lapajn dhe Endrit Shabanin.
Burime për Abc News mësojnë e Sula dhe Shabani kishin arritur një marrëveshje paraprake për të futur emrin e tij në listën e hapur të Elbasanit, mesnatën e 12 marsit. Listë e cila u depozitua në limit në KQZ.
Pas paktit të parë, Sula me dyshen Lapaj-Shabani janë thyer, pasi këta të fundit nuk i kanë pranuar një familjar në listë të mbyllur, si garanci që njeriu i tij të dorëhiqej e ti jepte mandatin e deputetit. Dhe në listën e korrigjuar për Elbasanin, emri i tij është fshirë.
Por nga tumori i politikës, tek slogani Shqipëria Bëhet e deri tek ka kohë për tu menduar, Sula zgjodhi këtë të fundit, dhe mesa duket po shkon drejt prehrit të doktorit, krah për krah me më të urryerit e Shqipërisë, Flamur Noka e Albana Vokshi, siç u tha vetë ai.
Por a do të pranojë Sula sheshin e burrave të doktorit, duke pritur radhën si më i votuari në primare, ndërsa konkurrent në këtë big blu do të ketë edhe zëvendësuesin e tij, me eksperienca të mëhershme, tenorin Armaldo Kllogjëri? Big Brother Blu vazhdon.
/abcnews.al/