Suksesi i radhës, “Sarp” zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

schedule11:39 - 18 Shtator, 2020

schedule 11:39 - 18 Shtator, 2020

Aktori turk i shumëpëlqyer nga vajzat Çagatay Ulusoy, i njohur nga roli i “Sarpit”, së fundmi i ka munguar ekranit.

Ai duket se për momentin ka hequr dorë nga aktrimi pasi ka refuzuar shumë oferta dhe gjithashtu hoqi dorë nga roli më i fundit në serialin “Barbaros”.

Aktori duket se është fokusuar tek biznesi i tij, pasi është bashkëpronar i një kompanie që prodhon çaj të ftohtë në Amerikë, së bashku me dy miq të tij të cilët jetojnë në Los Angeles.

“Teakina” quhet çaji i kompanisë së aktorit, i cili sipas mediave turke është shitur shumë. Në këtë mënyrë, aktori ka vendosur ta zgjerojë biznesin. Çaji tashmë është kudo në marketet më të famshme të SHBA-së, shitet për 4 dollarë dhe është pa sheqer, zero kalori dhe organik. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!