Suksesi i parë si trajner i Bayernit, Nagelsmann: Ky trofe i përket Hansi Flick

schedule16:54 - 18 Gusht, 2021

schedule 16:54 - 18 Gusht, 2021

Bayern Munchen moshti 3-1 Borussia Dortmund mbrëmjen e kaluar, duke ia dalë të fitojë Superkupën e Gjermanisë për herë të dytë radhazi për të herë të nëntë në histori (rekord).

Trofeu i parë si trajner i ekipit bavarez për Julian Nagelsmann, i cili shfaqet zotëri i vërtetë dhe ia dedikon triumfin Hansi Flick, ish-trajnerit të Bayernit dhe teknikut të kombëtares gjermane.

U mbrojtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e parë. E merituam realisht fitoren. Nuk është kurrë e thjeshtë të përballesh me Dortmundin, ata janë të shkëlqyer në sulm.

Jam shumë i lumtur për këtë fitore dhe trofeun tim të parë me Bayernin. Komplimente skuadrës, Superkupa është fryt i punës së zhvilluar sezonin e kaluar.

Kështu që ky trofe i përket edhe Hansi Flick, skuadrën dhe gjithë tifozëve tanë. Sigurisht që ky sukses i përket më shumë Flick-ut se sa mua“, deklaroi Nagelsmann. /abcnews.al