Sukseset nuk kanë të ndalur, Fjoralba Ponari së shpejti pjesë e një filmi në ‘Netflix’

schedule12:51 - 12 Nëntor, 2020

schedule 12:51 - 12 Nëntor, 2020

Moderatorja e njohur shqiptare, Fjoralba Ponari ka rezervuar shumë surpriza për fansat e saj.

Duket se përveç moderimit dhe muzikës, ajo do të merret edhe me aktrim.

Përmes një postimi në Instagram, së fundmi ajo ka treguar se do të jetë pjesë e një projekti ndërkombëtar, saktësisht një filmi të Netflix, ku do ta ketë një rol të vogël.

“Bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar (sigurisht rol i vogël) por që uroj që pandemia të mos na i presë ëndrrat në mes!”, ka shkruar Fjoralba.

Kujtojmë që bukuroshja është në profesion stomatologe, të cilin e ka trashëguar nga babai i saj.  l.k/abcnews.al