Altin Dumani thotë se suksesi I SPAK është dërgimi për ndjekje penale vetëm I ministrave dhe deputetëve të qeverisë.
Kreu në ikje i SPAK nuk foli për hetimin e dosjeve të mëdha si Gërdeci apo 21 janari, të cilat kanë ngecur në vend, apo ajo e is kompleksit Partizani që po zvarritet pafund në gjykata.
Por Dumani quajti një supersukses aksionet e SPAK kundër grupeve kriminale, të cilat kanë qenë në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese të vendeve mike.
Kreu në ikje i spak u ankua sërish për mungesa në investime pajisjesh që do t’i bënte të mundur prokurorisë së posaçme të përdorte metoda speciale hetimi.
Dumani quajti arritje të SPAK avancimin e shqipërisë në rrugën e integrimit. Ai drejtoi SPAK për tre vjet dhe javës tjetër ai do t’I dorëzojë zyrën Klodian Brahos të zgjedhur në votimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ditën e enjte./abcnews.al

