Sukses i jashtëzakonshëm për Distria Krasniqin, xhudistja nga Kosova e para në botë

schedule16:12 - 15 Maj, 2023

schedule 16:12 - 15 Maj, 2023

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është renditur e para në botë. Kështu tregon renditja e re e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë ka marrë 7 mijë e 275 pikë. Pas saj, është në renditje xhudistja britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë.

Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6 mijë e 800 pikë. Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur të fitojë medaljen e artë.

Ajo po ashtu në disa Kampionate Evropiane dhe Botërore është stolisur me disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!