“Sukses i Beogradit”, Bashkurti për mini-Shengenin: Rama ka probleme me komunikimin

schedule21:39 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 21:39 - 27 Dhjetor, 2019

Lisen Bashkurti, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare i ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon e ka cilësuar si sukses të Serbisë nismën e “mini-Shengenit Ballkanik”.

Kjo nismë është refuzuar nga Kosova, ndërsa Bashkurti thekson se Rama ka probleme me mënyrën e komunikimit.

Nisma është ndërmarrë pas dështimit të negociatave me BE. Kjo është parë në një tentativë për të gjetur një alternativë të dytë, se populli thotë për ti bërë karshillëk BE se ne mund të gjejmë zgjidhje të tjera edhe jashtë kontekstit të BE. Ky është një perceptim shumë negativ sepse sa qesharake aq edhe problematike. Është qesharake se nuk mund t’i bëjnë tre mikroshtete karshillëk një organizmi kaq gjigant. Nga ana tjetër është dramatike se kjo krijon perceptime dhe polemika rajonale.

Për herë të parë Kosova pati një reagim të tillë. Kjo do të thotë që kryeministri Rama duhet ta shikojë seriozisht, brenda vetes vet, mendimeve të tij. Unë mendj se zoti Rama ka probleme me mënyrën e komunikimit, por kjo është problem akoma më serioz, kur përcohet nga liderët që kanë përgjegjësi”, shprehet ai.

Më tej Bashkurti zbluon edhe “përfitimin” e Serbisë, që sipas tij arriti të krijojë një lloj armiqësie në marrëdhëniet midis lidershipit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtu Serbia ishte e sukseshme, arriti më në fund përmes këtyre lojrave, të krijojë një lloj armiqësie në marrëdhëniet midis lidershipit të Kosovës dhe Shqipërisë. Ky është sukses vetëm i Beogradit, jo i shqiptarëve.

Është dominuese që nisma ka ardhur nga Beogradi, është një nismë serbo-centriste. Kjo tregon e synon realizimin e qëllimit të rinovimit serb të Ballkanit. Së dyti nisma konsiderohet si një hapje dere për Rusinë”, shprehet ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!