Suella që përbuzi shqiptarët, i quajti kriminelë dhe valë pushtuese, deklaratat e saj nxitën protesta

schedule15:40 - 13 Nëntor, 2023

schedule 15:40 - 13 Nëntor, 2023

Në Shqipëri, Suella Braverman është një emër shumë i njohur. Madje mund të jetë një nder emrat që është lakuar më së shumti për shkak të qëndrimit dhe retorikës së ashpër ndaj emigrantëve Shqiptarë që kanë shkuar në Britaninë e madhe.

Barverman, vajza e dy emigrantëve nga Kenia dhe ishujt Mauritius, u shpalli ‘luftë’ emigrantëve shqiptarë, të cilët kalojnë kanalin e La Manche, në kërkim të një jetese më të mirë.

Rreth një vit më parë, Suella Braverman tha se vendi përballet me një “pushtim” nga emigrantët që përshkojnë me gomone kanalin si dhe si pjesëtar të grupeve kriminale.

“Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime”. Braverman.  Ishin pikërisht këto komente e ministres së brendshme në atë kohë që do e kthenin atë si një ndër personalitete me antipatik për shqiptarët.

Edhe pse kjo deklarata ishte vetëm fillimi. Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.

Komentet e ministres së brendshme shkaktuan reagimin e shqiptarëve që jetonin në Britaninë e madhe. Ata mbushën rrugët e Londrës duke protestuar me të vetme kërkesë: dorëheqjen e Braverman për deklaratat e saj diskriminuese.

Ndaj kësaj deklarate është përgjigjur edhe kryeministri, Edi Rama i cili i konsideroi deklaratat e saj si “britmë në çmendinë”. Kreu i qeverisë pati deklaruar  asokohe se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

Komente këto të Ramës që solli më vonë edhe një marrëveshje të përbashkët mes dy qeverive, që do mundësonte uljen e shqiptarëve që shkonin në Britaninë e Madhe përmes kanalit La Mansh./abcnews.al/