Suedia e cila në pranverë tërhoqi vëmendjen për strategjinë dhe masat e lehta ndaj koronavirusit, ka regjistruar shifër rekorde të infeksioneve të premten.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Suedi u regjistruan 7.240 raste, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
Në orët e fundit u regjistruan edhe 66 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 6.406.
Shkalla e vdekshmërisë nga pandemia në Suedi për numër të banorëve është disa herë më e lartë se shifrat e regjistruara në vendet fqinje të Skandinavisë.
Ndryshe nga shtetet tjera, Suedia në pranverë kishte qasje tjetër ndaj pandemisë, duke mos i mbyllur bizneset dhe duke mos vendosur orë policore.