Suedia rekomandon përdorimin e vaksinës AstraZeneca edhe për personat mbi 65 vjeç

schedule16:29 - 4 Mars, 2021

schedule 16:29 - 4 Mars, 2021

Autoritetet shëndetësore të Suedisë kanë rekomanduar përdorimin e vaksinës AstraZeneca edhe për personat mbi 65 vjeç.

Deri më sot, Stokholmi nuk e ka rekomanduar këtë vaksinë për ata mbi 65 vjeç, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme shkencore nga laboratori britanik-suedez.

“Tre studime në Britani tregojnë se vaksina AstraZeneca ka efekt të mirë mbrojtës edhe për njerëzit mbi moshën 80 vjeç dhe se ky efekt mbrojtës është i krahasueshëm me atë të vaksinave të tjera të miratuara”, tha autoriteti i shëndetit publik në një konferencë për shtyp.

Gjermania dhe Belgjika kanë marrë të njëjtin vendim. Gjithashtu edhe Franca rekomandoi përdorimin e kësaj vaksinë edhe për të moshuarit. g.v/abcnews.al