Suedia regjistron mbi 7 mijë raste me koronavirus në 24 orë

schedule14:55 - 9 Prill, 2021

schedule 14:55 - 9 Prill, 2021

Suedia ka regjistruar 7.772 raste të reja me koronavirus të premten, sipas  statistikave të agjencisë shëndetësore, përkundrejt 7,822 rasteve të raportuara të enjten.

Vendi me 10 milion banorë regjistroi 26 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 13,621. Në fund të marsit Suedia ndaloi udhëtimet nga vendet që nuk ishin anëtare të BE / EEA të paktën deri më 31 maj.

Autoritetet shëndetësore rajonale në Uppsala, deklaruan se personat që janë shëruar nga Covid do të merrnin vetëm një dozë të vaksinës gjashtë muaj pas infektimit, në vend të dy dozave si në pjesën tjetër të Suedisë.

Por të premten, ata tërhoqën deklaratën deri në një vendim të dytë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!