Suedia përforcohet para duelit me Kosovën, projektohet rikthimi i Ibrahimovic

schedule11:53 - 6 Mars, 2021

schedule 11:53 - 6 Mars, 2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, do të rikthehet në kombëtaren suedeze. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga “FotbollDirekt”, të cilët e bëjnë të sigurtë grumbullimin e 39-vjeçarit për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në fund të këtij muaji.

Gjiganti i kuqezinjve aktualisht është i dëmtuar, por pritet të rikthehet për duelin me Manchester United në 18 mars. Lista e lojtarëve të grumbulluar do të shpallet në datën 18 dhe janë parashikuar të zhvillohen tre ndeshje.

Ndeshja e parë do të jetë me Gjeorgjinë në 25 mars dhe tre ditë më pas kundërshtari i Ibrës do të jetë Kosova. Gjithashtu, në plan është edhe miqësorja me Estoninë, por bomberi nuk pritet të luajë në këtë ndeshje, për shkak se nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!