Socialdemokratët suedezë kanë nominuar 54-vjeçaren Eva Magdalena Anderso, ministen aktuale të financave, për udhëheqjen e partisë. Kështu ajo mund të pasojë Stefan Leven si kryeministër.
Nëse gjërat dalin sipas këtij skenari, ajo do të jetë gruaja e parë që do të zgjidhet për të drejtuar qeverinë në vendin nordik.
Komisioni zgjedhor emëroi znj. Anderson dje, të mërkurën. Promovimi i saj në lidershipin e Social Demokratëve mbetet të konfirmohet në kongresin e partisë në fillim të nëntorit, megjithatë ky është një proces formal, pasi ajo do të jetë e vetmja kandidate.
Edhe pse konsiderohet një model për barazinë gjinore, Suedia nuk ka zgjedhur kurrë një grua në postin e Kryeministres. Stefan Löfven ka njoftuar dorëheqjen e menjëhershme në gusht, pas muajve të trazirave në qeverinë e koalicionit të drejtuar prej tij. Ai ka qëndruar në pushtet për shtatë vjet. g.v/abcnews.al