Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Suedia niset me “manita”/ Skandinavët mundën 5-1 Tunizinë, me paraqitje të madhe

schedule12:10 - 15 Qershor, 2026

schedule 12:10 - 15 Qershor, 2026

Po flasim për një nga kombëtaret më të habitshme në botë. Suedia, ekipi i një vendi me qytetërim e mirëqenie vërtet të madhe, herë është e mrekullueshme në fushën e lojës në futboll, herë duket aq dobët sa e mundi dy herë Kosova në eliminatoret e kësaj Kupe të Botës.

Gjithsesi, skandinavët që e kishin siguruar plej ofin e Botërorit nga Liga e Kombeve, paraqitën fytyrë krejt tjetër me të nisur turneu.

Në stadiumin e Monterrejit në Meksikë, në tribunat e të cilit ishin mbi 50 000 tifozë, nordikët shkatërruan 5-1 Tunizinë, që ishte në fushë në një moment të papërshtatshëm.



Më në fund shkëlqeu sulmuesi I shumëpritur, Aleksandër Isak, me një gol e dy asiste. Gol dhe asist edhe për sulmuesin tjetër të rëndësishëm, Gjëkeresh, ndërsa dy herë shënoi Ajari dhe një rrjetë erdhi nga Svanberg.

Pikërisht Svanberg realizoi golin më të shpejtë në historinë e kupave të botës si zëvendësues, pra duke ardhur nga stoli.

Një paraqitje bindëse nga njëra nga 10 skuadrat më tradicionale të kupave të botës, ku kanë marrë pjesë në 13 edicione, duke dalë edhe nënkampione e botës e duke marrë dy herë medaljen e bronzit.

Tunizia mundi vetëm të shkurtonte shifrat në 1-2 falë rrjetës nga Rakik, por ishte e pafuqishme, ndonëse e mbajti më shumë topin se suedezët. Të shohim se deri ku do të arrijë kjo Suedi në Kupën e Botës, ndërsa potencialin e ka për të përsëritur lavdinë e harruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!