Suedia dhe Finlanda, ende të pavendosura për anëtarësimin në NATO

schedule14:24 - 29 Prill, 2022

schedule 14:24 - 29 Prill, 2022

Suedia dhe Finlanda mund të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak nëse situata e sigurisë në rajonin e Detit Baltik do të përkeqësohet për shkak të aplikimit të mundshëm për t’u bashkuar me NATO-n, tha të premten Ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto, sipas CNN.

Por, duke qëndruar përkrah homologes së tij suedeze Ann Linde gjatë një konferencë për shtyp në Helsinki, Haavisto tha se asnjë prej vendeve nuk ka vendosur ende nëse do të aplikojë për anëtarësimin në NATO.

Rusia ka paralajmëruar nga ana tjetër se një veprim i tillë mund të ketë pasoja të të mëdha.

“Nuk kemi arritur ende në një përfundim dhe asnjë vendim nuk do të merret përpara 13 majit, kur do të dorëzohet një raport analizues nga Parlamenti për anëtarësimin, tha Ann Linde.

Haavisto tha se do të ishte e rëndësishme që të dy vendet të marrin një vendim për anëtarësimin në NATO “në të njëjtin drejtim dhe në të njëjtin afat kohor”, duke respektuar plotësisht pavarësinë e vendimmarrjes së tyre përkatëse mbi këtë çështje.

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg se Suedia dhe Finlanda do të mirëpriten krahëhapur nëse vendosin të aplikojnë për t’iu bashkuar aleancës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!