Suedi, përfundon epoka e socialdemokratëve

schedule20:59 - 25 Shtator, 2018

schedule 20:59 - 25 Shtator, 2018

Parlamenti i Suedisë ka rrëzuar kryeministrin Lovfen në votimin për mocionin e votëbesimit duke i dhënë fund kështu epokës së sundimit të socialdemokratëve. Favorit për marrjen e drejtimit të qeverisë mbetet lideri i partisë së Moderuar, i cili mund të ndihmohet dhe nga Demokratët Nacionalistë.

Lamtumirë modelit qeverisës socialdemokrat në Suedi. Kryeministri i këtij vendi, Stefan Lofven është tërhequr pas humbjes së mbështetjes në “Riksdag”, parlamentit të ri. Demokratët nacionalistë të Suedisë mbështetën votimin për ta larguar atë, disa javë pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat nxorrën një parlament pa maxhorancë të qartë.

Në votimin dramatik të së martës, 204 deputetë votuan kundër Lofven ndërsa 142 votuan në favor. Kryetari i parlamentit tani do të propozojë një udhëheqës të ri – një proces që mund të zgjasë disa javë.

Lofven mund të qëndrojë në detyrë si kryeministër në largim ndërsa zëvendësimi i tij është vendosur. Drejtimi i qeverisë mund t’i caktohet Ulf Kristersson, kryetar i partisë së Moderuar, i cili ka mbështetjen e Demokratëve Nacionalistë dhe votave të forcës politike që drejton. Kryetari i ri i parlamentit, Andreas Norlen, është gjithashtu anëtar i moderatorëve, i konfirmuar në këtë detyrë të hënën me mbështetjen e Demokratëve Nacionalistë.

Lofven, kreu i Social Demokratëve të qendrës së majtë, erdhi në pushtet në 2014-n. Megjithatë, aleanca e tij e qendrës së majtë fitoi 144 vende në zgjedhjet e këtij muaji, një më shumë se opozita e qendrës së djathtë. Asnjë nga blloqet kryesore nuk synon të qeverisë me Demokratët Nacionalistë, partinë e tretë më të madhe në parlamentin e ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!