Sudan, SHBA dënon sulmet ajrore: Të shqetësuar për vdekjen e shumë civilëve

schedule10:08 - 14 Shtator, 2023

schedule 10:08 - 14 Shtator, 2023

Shtetet e Bashkuara e shohin me shqetësim shtimin e fundit të sulmeve ajrore në Sudan, veçanërisht në zonat e Darfur dhe në kryeqytetin Khartoum, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e një numri të madh civilësh.

Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi sulmin e organizuar nga Forcat e Armatosura të Sudanit (SAF) në Khartoum më 10 shtator, pas të cilit humbën jetën 43 persona.

Kujtojmë që më herët, dha dorëheqjen edhe i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Sudan, diplomati gjerman Volker Pertes, të cilin ushtria sudaneze e kishte shpallur non grata.

Ai njoftoi dorëheqjen të mërkurën duke paralajmëruar për rrezikun e përgjithësimit të luftës në vendin e shkatërruar.

“Falënderoj Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për mundësinë që më dha dhe për besimin me të cilin më rrethoi, por i kërkova që të më lironte nga kjo detyrë”, u shpreh Pertes duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit por pa shpjeguar arsyet që çuan në largimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!