Sudan, grushti ushtarak rrëzon Presidentin

schedule23:45 - 11 Prill, 2019

schedule 23:45 - 11 Prill, 2019

Është rrëzuar pas 30 vjet në pushtet presidenti i Sudanit, Omar al Bashir, i cili është arrestuar nga ushtria e vendit afrikan. Ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se ushtria do të kontrollojë periudhën dyvjeçare të tranzicionit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

Ndërkohë, protestuesit janë zotuar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë pavarësisht një shtetrrethimi të vendosur nga forcat e armatosura.

Protestat kundër presidentit Bashir, që ka qeverisur vendin afrikan që prej vitit 1989, zgjasnin prej muajsh. Tani protestuesit kërkojnë një këshill civil për të menaxhuar periudhën e tranzicionit dhe jo ushtrinë.

Pas arrestimit, vendndodhja e tashmë ish-kreut të shtetit nuk dihet, ndërkohë që shërbimet e inteligjencës kanë paralajmëruar lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Prej dekadash, Sudani vuan nga varfëria, korrupsioni i lartë dhe mungesa e drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!