Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Subvencionet, për ata që kanë fatura”/ Rama: Ta mbajmë çmimin e naftës në një nivel të arsyeshëm

schedule16:31 - 11 Korrik, 2025

schedule 16:31 - 11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se do të përfitojnë subvencione nga shteti, ata të cilët kanë fatura për prodhimet dhe shitjet e tyre.

Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se shteti do të hyjë si aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës.

Sipas kreut të qeverisë, ky hap do ta mbajë çmimin e naftës në një nivel të arsyeshëm.

“Nuk do subvencionojmë përpara, por bazuar te fatura. Kush tregon faturën e gjësë që ka prodhuar dhe shitur, do të marrë mbështetjen përkatëse. Kush do operojë në mënyrë informale. nuk ka pse të pretendojë të subvencionohet. Spese mund të subvencionojnë ata që nuk janë prodhues apo tregutes. Tokat e dhëna me qera, marrin subvencion, por e marrin ata që e kanë dhënë me qera. Ky është një tjetër boshllëk që duhet ta adresojmë. Ne po punojmë me Ministrinë e Infrastukturës dhe të Energjisë dhe  me Ministrinë e Financave, për të ndryshuar diçka shumë të rëndësishme, që ka të bëjë me naftën, për të futur shtetin si aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës. Ky do jetë hap shumë i madh përpara, në funksion të furnizimit me naftë dhe të mbajtjes së çmimit në një nivel të arsyeshëm.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!