“Substrati ishte tosk,” Rrokaj: Gjuha standarde e vendosur në 1972 duhet ndryshuar, është proces

schedule22:07 - 8 Nëntor, 2022

schedule 22:07 - 8 Nëntor, 2022

Për gjuhëtarin Shezai Rrokaj gjuha është një proces dinamik e për këtë arsye, në standardin e vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972 duhen bërë ndryshme. I ftuar në “Log” me Endri Xhafon, Rrokaj shtoi se standardi i gjuhës shqipe nuk është më ai i vitit ’72 dhe as Shqipëria nuk është më e njëjta.

Po ashtu, profesori solli në vëmendje se në Kongres u pohua që standardi është mbidialektor, por “në fakt substrati ishte tosk.”

“Si gjithë gjuha që është një proces, edhe standardi është një proces. Në komisinë letrare të Shkodrës, ata që ishin ideatorë, të gjuhësisë dhe lëtrësisë futën si të pranueshme në atë që do të quhej gjuhë zyrtare, disa togje që nuk janë tipike të gegnishtes…Në kongres u pohua që standardi është mbidialektor. Por funksioni i çdo standardi është mbidialektor. Në fakt substrati ishte tosk, po kjo nuk u tha në kongres.”

Megjithatë, Rrokaj theksoi se këtu nuk kemi të bëjnë me ndonjë “mëkat teorik”, por me një ide kombëtare për t’i mbledhur të gjithë shqiptarët, që ishin në trysninë e gjuhëve dhe shteteve të tjera, drejt një standardi të vetëm. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!