Subashi në SPAK, Tabaku: S’deklaroi emergjencë mjedisore, inceneratori nisi me ofertë të pakërkuar

schedule14:49 - 18 Shkurt, 2022

schedule 14:49 - 18 Shkurt, 2022

Ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi po merret në pyetje nga prokurorët e SPAK për inceneratorin e Fierit, në komisionin hetimor të inceneratorëve është duke dhënë dëshminë e tij ish-përfaqësuesi i Bashkisë Fier në Komisionin e vlerësimit të ofertave, Florian Muçaj.

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, publikoi shkresën ku Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi sipas saj deklaron se nuk ka gjendje emergjence mjedisore. Tabaku theksoi se procesi për Inceneratorin e Fierit është nisur me një ofertë të pa kërkuar.

Në dosjen që ka sjellë këtu Armando Subashi dhe kam këtu të gjitha shkresat e Armando Subashit deklarohet që nuk ka një gjendje mjedisore emergjence në Bashkinë e Fierit dhe i gjithë procesi ka nisur me një ofertë të pa kërkuar të kompanisë për gjendjen e emergjencës mjedisore. Përse keni pranuar një ofertë të pa kërkuar dhe keni nisur një proces koncesioni ku nuk ka pasur një gjendje të emergjencës mjedisore? Këtu kam shkresat e z. Armando Subashi”, tha Tabaku.

Mos na bëni të ndjehemi keq në momentin kur ju po i drejtoni pyetjen. Ai është i vendosur sepse ka marrë udhëzime nga SPAK të mos përgjigjet. Është e panevojshme që ne t’i bëjmë pyetje këtij dëshmitari. Unë dhe kolegët e mi ndjehemi keq, kur ju i bëni pyetje, ai nuk përgjigjet. Për njerëzit që janë thirrur atje unë mendoj të mos vazhdojmë me marrjen në pyetje”, ndërhyn deputeti i PS Besjan Ajazi.

Burime bëjnë me dije për ABC se Subashi është paraqitur në ambientet e SPAK prej mesditës së sotme dhe po vazhdon të pyetet në cilësinë e deklaruesit. SPAK nisi një hetim për Inceneratorët në gusht të vitit 2020 pas kallëzimeve të bëra në prokurori.  Në lidhje me këtë dosje aktualisht ndodhet pas hekurave ish-Ministri Lefter Koka.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!