“Suarezin nuk e largova unë”, edhe Koeman kundër presidencës katalanase

schedule22:18 - 13 Tetor, 2020

schedule 22:18 - 13 Tetor, 2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur sërish për largimin e Luis Suarez, duke hequr përgjegjësitë nga vetja e duke thënë se ka qenë vetëm vendim i klubit.

”I kam thënë Suarezit vetëm se do ta kishte të vështirë të ishte titullar. Nuk e pranoi shumë mirë, por unë nuk kisha probleme me të. U stërvit mirë, normalisht.

Në fund vendosi të largohej dhe unë i thashë se nëse do të qëndronte, do të kishte mundur të më tregonte se gabohesha. Unë isha në rregull me Suarez, por presidenxa kërkonte rinovimin e grupit.

Kemi emra si Ansu Fati, Trincao, Dest, Araujo, lojtarë me të cilët do të shohim drejt të ardhmes”, përfundoi Koeman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!