Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Suarez të tërbonte me gjestet e tij, një moment gati e mbyta!”

schedule17:16 - 14 Nëntor, 2019

schedule 17:16 - 14 Nëntor, 2019

Liverpool ka shumë yje në përbërje, por shpirti i skuadrës është Jordan Henderson. Kapiteni bën një punë fantastike në mesin e fushës dhe në çdo cep të saj. 29-vjeçari anglez ka dhënë një rrëfim interesant për The Greatest Game.

Henderson la ekipin e Sunderland në vitin 2011 dhe që nga ai moment është pjesë e Liverpool. Sulmuesi kryesor i ekipit në atë periudhë ishte Luis Suarez. Henderson dhe sulmuesi uruguaian u aktivizuan së bashku nga vitet 2011-2014, teksa anglezi kujton momentet e vështira me shokun e skuadrës.

Henderson, Klopp dhe Firminho duke festuar me trofeun e Champions League

Kur mbërrita te Liverpool isha ende i ri, por bëra maksimumin për të dhënë më të mirën time. Nuk më pëlqenin aspak disa gjëra që bënte Suarez në stërvitje. Më bënte të ndjehesha i paaftë. Ngrinte dorën lart sikur donte të thoshte: ‘Çfarë po bën? Çfarë dreqin të shkon në mendje?’. Më lëndonte me ato gjeste.

E përsëriti tre herë një veprim të tillë dhe nuk durova dot më: isha gati për ta vrarë. Sidoqoftë, nga ai moment, marrëdhënia jonë u bë e shkëlqyer. Kam mësuar shumë nga Luis“, përfundon kapiteni i kampionëve të Evropës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!