Suarez mbyll “kapitullin” në Uruguaj, bomberi kërkon ribashkimin me ish-shokun e skuadrës

schedule19:32 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 19:32 - 15 Dhjetor, 2022

Kontrata e uruguajanit Luis Suarez me Nacional de Monteviedo është në prag skadence dhe shumë futbolldashës po pyesin se çfare do të bëhet me të ardhmen e “El Pistolero”.

Sipas mediave meksikane, skuadra e Cruz Azul është e gatshme të bëjë gjithçka për të nënshkruar me “bomberin” uruguajan.

Megjithatë ideja e ish-sulmuesi të Barcelonës është të rikrijojë një bashkëpunim me mikun e tij Lionel Messi dhe për këtë arsye destiancioni më i mundshëm për Suarez, duket të jetë kampionati amerikan i futbollit, MLS, me Inter Miamin e David Beckham, të gatshëm për të firmosur me 35-vjeçarin. /i.m /abcnews.al