Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Suarez frenon kalimin te Juventusi, Diego Simeone gati të përfitojë

schedule08:10 - 10 Shtator, 2020

schedule 08:10 - 10 Shtator, 2020

Merkato ndryshon nga momenti në moment dhe surprizat nuk mungojnë asnjëherë. Luis Suarez do të largohet nga Barcelona dhe emri i tij u përfol për një kalim te Juventusi. Media të ndryshme raportuan arritjen e akordit mes agjentit të tij dhe bardhezinjve, por uruguaiani mund të mbesë në La Liga.

Sport.es citon se 33-vjeçari ka vendosur të pezullojë bisedimet me kampionët e Italisë. Vonesa e marrjes së pasaportës italiane ka dyzuar “El Pistolero”, i cili po vlerëson pa u nxituar të gjithë ofertat që ka marrë. Transferimi në Torino e tundon, por së fundmi ka marrë edhe një ofertë nga Atletico Madrid.

Diego Simeone e vlerëson shumë dhe është gati t’i besojë sulmin e ekipit të tij. Alvaro Morata është drejt largimit. Sulmuesi spanjoll mund të jetë goditja e Juventusit në merkato dhe Suarez pritet të niset drejt Madridit, aty ku e mirëpresin “Los Colchoneros”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!