Paolo Montero është një emër i njohur për tifozët e futbollit italian. Ish-mbrojtësi i hekurt uruguaian, i cili luajti gjatë viteve 1996-2005 me Juventusin dhe njihej nga të gjithë me nofkën “kasapi”, është ndalur te merkato e ish-klubit.
Bardhezinjtë i pëlqejnë të dy bomberat e njohur dhe po negociojnë prej ditësh me të dy. Mediat italiane raportojnë se kampionët e Italisë kanë arritur akordin me “El Pistoleron” e Barcelonës, veprim që aprovohet nga Montero.
“Po flasim për dy monstra. Mendoj se Cristiano Ronaldos i përshtatet më shumë stili i lojës së Luis Suarez, i cili ia del t’i krijojë hapësira portugezit duke tërhequr qendërmbrojtësit pas vetes“, deklaron Montero për Sky Sport. /abcnews.al