S’u bë deputet, kandidati i pavarur rikthehet: Në galeri mes shokëve të vuajtjeve

schedule16:27 - 6 Maj, 2021

schedule 16:27 - 6 Maj, 2021

Kandidati i pavarur Elton Debreshi mori vetëm 580 vota nga qytetarët në qarkun e Dibrës duke mos e fituar të drejtën për të hyrë në parlament.

Përballë kësaj situate, Debreshi është rikthyer sërish aty ku ishte përpara fushatës, duke vijuar punën në galeri, por premton se veprimtaria politike do të jetë e pandarë nga puna.

“Pas disa javesh shkeputje per shkak te fushates, sot u ktheva ne galeri mes shokeve te vuajtjeve dhe durimit. Puna dhe veprimtaria politike tashme jane te pandashme jo vetem per mua, por per te gjithe minatoret qe u bashkuan ne Perpjekjen e Perbashket.

Te gjithe bashke do ta vazhdojme luften per Statusin e Minatorit dhe te drejtat tona. Ne emer te shokeve, u bej thirrje te gjithe minatoreve te bashkohen ne Sindikaten e Minatoreve te Bashkuar te Bulqizes. E ardhmja eshte jona” shkruan ai./ db/ Abcnews.al