Stuhitë e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në Parkun e madh të Krastës në Elbasan. Shumë pisha janë thyer, ndërsa akoma aty janë drurët që u shkatërruan nga zjarret e vitit të kaluar.
Pishat dhjetëra-vjeçare nuk do të jenë më pjesë e parkut në Kodër Krastë. Drurë të shkulur ose të thyer. Pamja është trishtuese. Stuhitë e shiut kanë shkaktuar dëme të medha në të gjithë sipërfaqen e pyllit .
Ndërtimi i rrugës automobilistike e bëri atë të frekuentueshme në çdo stinë të vitit. Por Krasta është goditur keq nga fatkeqësitë natyrore. Drurëve te vjetshëm që qëndrojnë ende aty, po u shtohen edhe pishat e rrëzuara të cilat kanë krijuar gropa të thella.
Mjaft prej tyre janë mbështetur në trupat e pishave a duke rrezikuar që të shkulin edhe ato. Ky nuk është një cikël i zakonshëm biologjik dhe Kodër Krasta është mushkëria e njërit prej qyteteve më të ndotura në shkallë vendi siç është Elbasani.
Gazetar i ABC News, Fatos Salliu