Stuhitë në SHBA, rritet numri i viktimave

schedule19:58 - 7 Prill, 2025

schedule 19:58 - 7 Prill, 2025

Të paktën 20 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shpejta dhe dëmtimet e tornados që përfshiu shumë shtete në pjesën perëndimore dhe jugore të SHBA gjatë fundjavës. Gjysma e vdekjeve të raportuara, të cilat përfshinin fëmijë dhe të moshuar ishin në Tenesi dhe 3 në Misuri.

2 persona kanë vdekur në Kentaki, ndërsa Indiana, Misisipi, Xhorxhia dhe Arkansas kanë raportuar gjithashtu vdekje nga stuhia. Moti i ashpër ka bërë që lumenjtë të fryhen dhe të dielën.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se dhjetëra vende do të arrijnë “fazën e përmbytjeve të mëdha” edhe pse shiu ngadalësohet. Stuhia pritet të lëvizë drejt bregut juglindor të Atlantikut të hënën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!