Stuhitë e forta godasin SHBA/ Reshje shiu dhe dëbore, pritet përkeqësim i motit

schedule13:03 - 24 Nëntor, 2024

schedule 13:03 - 24 Nëntor, 2024

Një stuhi e madhe shkaktoi reshje dëbore dhe shiu në Kaliforni, duke çuar në rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa rruge, ndërsa në disa zona te SHBA u dhanë paralajmërime për stuhi.

Ultësira perëndimore amerikane sipas Shërbimit Kombëtar të Motit do të përfshihen nga reshje shiu dhe dëbore të hënën, ndërsa në brigjet lindore amerikane pritet përkeqësim i motit të enjten.

Zonat nga Bostoni deri në Nju Jork mund të përballen me reshje dhe erëra të forta. Në pjesët veriore të Hampshire dhe Meinit mund të kete reshje dëborë.

Stuhia goditi pjesën Veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe lënë pa energji elektrike mijëra vetë, kryesisht në zonën e Seattle, përpara se erërat e forta të zhvendoseshin drejt Kalifornisë Veriore.

Brigjet perëndimore amerikane u goditën të martën nga një ciklon. Erërat e forta rrëzuan pemë, dëmtuan makina dhe shtëpi.

Pjesë të Pensilvanisë u zbardhën nga reshje të mëdha bore. Në disa pjesë të Virginias Perëndimore reshjet e dëborës arritën deri në 61 centimetra dhe u shoqëruan me erëra të forta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!