Do të jetë derbi i fundit në këtë stadium legjendar.
Evertoni duhej të ndeshej me Liverpulin këtë të shtunë në orën 13:30, veçse gjithçka u shty.
Stuhia e fuqishme, që në Mbretërinë e Bashkuar e quajnë “Storm Darragh” ka përfshirë ishujt britanikë, dhe qyteti I Liverpulit është ndër më të goditurit.
Era tepër e fortë bëri që autoritetet të jepnin alarmin e shkallës më të lartë, një paralajmërim të kuq për rrezik jete, ndaj edhe derbi u detyrua të mos luhej.
Një mëkat për blutë liverpulas që janë në formë shumë të mirë pas fitores 4-0 në Premier Ligë ndaj Uolvesit.
Mëkati është edhe për Armando Brojën, pasi sulmuesi I kombëtares shqiptare mund të aktivizohej këtë herë.
Ylli kuqezi debutoi për Evertonin në mesjavë, pikërisht kundër Uolvesit duke luajtur rreth 10 minuta, pak ditë pasi bëri me sukses debutimin tek skuadra e 21-vjeçarëve.
Nuk dihet se kur do të jetë data e re e derbit, ndërsa kalendarit është tepër I ngjeshur sidomos për Liverpulin.
Evertoni do ta braktisë stadiumin legjendar “Gudison Park”, në të cilin blutë luajnë 132 vjet me radhë, apo që nga 1892-shi.
Tashmë, po bëhet gati impianti I ri, me emrin “Everton Stejdium” dhe kapacitet 53 000 spektatorë, që do të ketë kushte bashkëkohore, dhe ku Broja mund të luajë edicionin e ardhshëm. /abcnews.al