Stuhia shkatërron jugun e Spanjës

schedule14:14 - 13 Shtator, 2019

schedule 14:14 - 13 Shtator, 2019

Moti i keq ka përfshirë jugun e Spanjës që nga dita e hënë. Ditën e premte u raportua për dy viktima të cilët ndodheshin në automjetin e tyre kur uji i ka marrë përpara.

Dalje të lumenjve nga shtrati dhe dëme të shumta material janë shënuar dhe në Valencia dhe Murcia ku janë shpëtuar nga ndërhyrja e shpejtë 40 persona dhe u evakuuan 150 të tjerë.

Për shkak të stuhisë 191 bashki mes Valencia-s dhe Alicante-s kanë vendosur mbylljen e shkollave duke  lënë pa mësim rreth 338 mijë nxënës. Dhe për të shtunën parashikohet mot i keq, me stuhinë “Dana” e cila po zhvendoset në juglindje të vendit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!