Stuhia në Katania: Rrugët kthehen në lumenj, humb jetë një 53-vjeçar

schedule22:30 - 26 Tetor, 2021

schedule 22:30 - 26 Tetor, 2021

Stuhia që goditi Katanian për disa orë ditën e sotme ka lënë pasoja të rënda për qytetin. Rrugët u përmbytën ndërsa Via Etnea u kthye në një lumë të vërtetë.

Uji në qytet vinte edhe nga fshatrat e afërta të Etna-s kurse qendra historike mbeti në terr pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Ndërkohë, sipas raportimeve, si pasojë e përmbytjeve ka humbur jetën të paktën një person.

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të mos dilnin nga shtëpia ndërsa të gjithë dyqanet u mbyllën.

“I bëj thirrje të gjithë popullatës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre përveç për arsye emergjente, sepse rrugët janë të pushtuara nga uji”.

Ky është apeli i shkruar në Facebook nga kryetari i bashkisë së Katanias Salvo Pogliese. Gjithashtu u dha urdhër për mbylljen e menjëhershme “të objekteve tregtare me përjashtim të farmacive, atyre të ushqimit dhe nevojave bazë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!