Stuhia “Medea” pushton Greqinë, disa akse të blkokuara, termometri shënon -20 gradë

schedule11:15 - 15 Shkurt, 2021

schedule 11:15 - 15 Shkurt, 2021

Vala e motit të ftohtë ka goditur edhe Greqinë. Stuhia me reshje të dendura bore, “Medea” ka shkaktuar probleme në të gjithë vendin.

Temperaturat shumë të ulëta dhe ngricat janë prezente në pjesën më të madhe të shtetit grek dhe shumë shkolla do të qëndrojnë të mbyllura, mësimi do të zhvillohet online.

Disa zona si, Skiathos, Skopelos dhe Alonissos janë pa energji elektrike. Probleme shtesë të furnizimit me energji elektrike paraqiten nga pjesa qendrore dhe lindore e Zagori, pjesë e komunës së Tzoumerka dhe Mesopyrgos ‘Arta.

Temperatura më e ulët sot është regjistruar në -19.9 gradë Celsius në Mesovouno Kozani. Ata u pasuan nga Neos Kavkasos (-17,1), Lugina e Kozanit (-15,9), Vounasa Grevena (-14,4), Terpillos Kilkis (-14,2), Florina (-13,7) dhe Efkarpia (-13).

Në të njëjtën kohë, erërat e stuhishme të veriut mbizotërojnë në dete por edhe në zonat bregdetare dhe ishuj. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!