Stuhia Leonardo ka goditur Gadishullin Iberik, veçanërisht provincën spanjolle të Andaluzisë.
Si pasojë janë ndërprerë mësimet në shkolla, linjat hekurudhore dhe të autobusëve, gjithashtu edhe rrugët u mbyllën.
Ndërsa më shumë se 3,500 persona u evakuuan. Situata është paraqitur më kritike është në Grazalema.
Në qytetin Benalúa de las Vilas në Granada, lumi Juntas doli nga shtrati, gjë që çoi në shembjen e një pjese të urës dhe rreth 50 familje u shkëputën plotësisht nga energjia elektrike.
/abcnews.al/


