Stuhia Eta godet Floridan, shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje

schedule07:52 - 10 Nëntor, 2020

schedule 07:52 - 10 Nëntor, 2020

Florida është përfshirë nga një stuhi e fuqishme me erë dhe shira të rrëmbueshëm duke shkaktuar  shumë dëme në vend.

Mediat e huaja bëjnë me dije se stuhia Eta, e shoqëruar me shira të dendura ka shkaktuar përmbytje të mëdha në jug të shtetit amerikan, ndërsa disa qindra shtëpi janë pa energji elektrike në disa zona.

Gjithashtu sipas raportimit të mediave bëhet me dije se tashmë stuhia po lëviz në drejtim të jug-lindjes dhe pritet të forcohet mbi bregun e Meksikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!