Stuhia e rërës godet Iranin, mbi 700 persona përfundojnë në spital

schedule15:47 - 14 Gusht, 2023

schedule 15:47 - 14 Gusht, 2023

Të paktën 733 persona u shtruan në spitale në provincën Sistan-Baluçistan të Iranit për shkak të problemeve  nga stuhia e rërës që goditi juglindjen e vendit. Kreu i shërbimeve të urgjencës në Sistan-Baluçistan, Majid Muhibbi tha se 58 persona janë ende në spital për trajtim.

Shefi i Institutit Meteorologjik,  Muhsin Haydari tha se për shkak të rritjes së sasisë së pluhurit në ajër, dukshmëria është zvogëluar, sidomos në Zabul dhe Zehek.

Ndërsa zyra e guvernatorit të Sistan-Baluçistanit njoftoi se institucionet shtetërore dhe bankat në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz janë mbyllur sot për shkak të stuhive të rërës.

/abcnews.al