Ka qenë ditë e frikshme e shtuna për banorët e Fierit dhe të Vlorës. Një ditë më pas përllogariten dëme shumë të mëdha.
Era e fortë e së shtunës gati e çoi kaos Vlorën. Vdekja e nje burri pasi i ra vetrata në kokë ishte ngjarja më ekstreme. Pjesa tjetër është kjo panorama që shikoni në pamje. Xhama të thyer, palma e mure të rrezuara, automjete të dëmtuara.
Stuhia penalizoi dhe Fierin. 10 fshatra të zonës bregdetare janë ende pa energji elektrike dhe pa ujë. Shkak është bërë një defekt në nënstacionin e semanit. Në Fier, dëme të mëdha pësuan edhe ekonomitë bujqësore.
Ashtu si dhe në Vlorë, një pishë zuri katër makina poshtë në lagjen “Kastriot” në Fier. Dëmet materiale në të dyja qytetet janë të mëdha. Lundrimi detar u ndërpre plotësisht të shtunën./abcnews.al