Irani është përfshirë nga stuhi bore, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 10 alpinistë dhe rezultojnë të zhdukur disa të tjerë. Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror Iranian, ku gjithashtu sipas raportimeve numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa alpinistë që kanë qenë në veri të Teheranit, rezultojnë të zhdukur.
Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit u ndërprenë gjatë natës së të Shtunës, por pritet të vazhdojnë ditën e sotme.
Autoritetet e parashikimit të motit kanë paralajmëruar më herët qytetarët që të mos udhëtojnë në male, ku janë raportuar stuhi dhe ortekë bore. Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe erërat e fuqishme që kanë bllokuar rrugë në shumë pjesë të vendit.
Ndërsa, sipas agjensisë së lajmeve ISNA, autoritetet detare iraniane po vazhdojnë të kërkojnë për shtatë anëtarët e ekuipazhit të një anije transporti iraniane që u përmbys në ujërat afër Gjirit Persik të premten./abcnews.al