Stuhia ‘Conall’ prek Britaninë e Madhe/ Autoritetet kanë dhënë paralajmërim për përmbytje

schedule17:38 - 27 Nëntor, 2024

schedule 17:38 - 27 Nëntor, 2024

Stuhia Conall ka prekur juglindjen e Anglisë duke kërcënuar probleme serioze. Pak ditë pas pasojave të stuhisë Bert, shiu i dendur ka prekur këtë pjesë të Britanisë së Madhe duke sjellë jo pak pasoja.

Nga mesdita e të mërkurës, kishte 82 paralajmërime për përmbytje në Angli, përfshirë një njoftim të rëndë “rrezik për jetën” për lumin Nene në Northamptonshire, si dhe një në Uells.

Shirat e dendur gjatë natës së të martës kanë qenë me intesitet rreth 50mm mbi Dartmoor dhe rreth 20-30mm shi në zona të tjera të Anglisë jugore.

Shërbimi Meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar lëshoi paralajmërime të verdha për reshje shiu në disa zona të Anglisë jugore nga e marta deri në mesditën e të mërkurës. Aktualisht, nuk ka paralajmërime aktive.

Në disa pjesë të juglindjes së Anglisë, trenat u anuluan në tre linja për shkak të përmbytjeve, ndërsa pesë linja të tjera u përballën me ndërprerje të shërbimit të mërkurën në mëngjes.

Sipas paralajmërimeve, Stuhia Conall do të prek Holandën dhe Detin e Veriut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!