Stuhia Ciaran shkaktoi kaos këtë të enjte në Britani, pasi shpërthimet me shpejtësi 104 milje në orë lanë mijëra shtëpi pa energji elektrike, shkolla të mbyllura, linjat hekurudhore të bllokuara dhe shërbimet e trageteve të anuluara.
Watch: Britain battered by 100mph winds from Storm Ciaran pic.twitter.com/CBT02RdeZf
— The Independent (@Independent) November 2, 2023
Ishujt e Kanalit u goditën më rëndë. Dhjetra shtëpi në Xhersi u evakuuan pasi një tornado shpërtheu, rrëzoi pemë dhe breshëri masiv thyen dritaret.
Qindra shkolla në jug të Anglisë u mbyllën për shkak të rreziqeve për nxënësit, ndërkohë që kishte shqetësime për presionin mbi shërbimet lokale në Hampshire.
Sipas BFMTV, dy persona kanë humbur jetën në Francë për shkak të motit të keq. Këtu përfshihet një shofer kamioni i cili thuhet se u përfshi nga erërat e stuhishme dhe u përplas me një pemë, dhe një burrë që vdiq pasi u rrëzua ndërsa përpiqej të mbyllte grilat.
Një anije lundrimi 60,000 ton në rrugë nga Portsmouth në Madeira u detyrua të bënte një ndalesë të paplanifikuar në Falmouth në Cornwall sot për të kërkuar strehim nga stuhia që po afronte.
Kjo është hera e dytë që Britania goditet nga një stuhi e fortë. Vetëm dy javë më parë, stuhia Babet goditi shumë pjesë të MB. Ajo solli reshje të jashtëzakonshme në pjesë të Skocisë lindore, ndërsa reshjet e dendura, të vazhdueshme dhe të përhapura prekën gjithashtu pjesën më të madhe të Anglisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut./abcnews.al