Stuhia “Ciara”, fenomeni i çuditshëm më avionin që fluturonte nga SHBA-të

schedule09:41 - 10 Shkurt, 2020

schedule 09:41 - 10 Shkurt, 2020

Stuhia “Ciara”, që ka përfshirë  Europën veriore dhe veçanërisht Britaninë Madhe duke, shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme, ka patur edhe një element pozitiv, madje një rekord të thyer.

Era jashtëzakonisht e fortë i ka mundësuar një aeroplani Boeing 787 të kompanisë British Airways të përfundojë udhëtimin Nju Jork- Londër 2 orë përpara orarit të pritur.

Aeroplani duhet të kalonte Oqeanin Atlantikun në 6 ore e 45 minuta, por arriti ta përfundojë në 4 orë e 56 minuta.

Rekordi u arrit sepse pilotët “ndoqën” erën e fortë të stuhisë, që në lartësi mund të kapë edhe 420 kilometrat në orë, duke i dhënë mjetit fluturues një “motor” tjetër duke arritur shpejtësinë e 1327 kilometrave për orë.

Rekordi i shpejtësisë absolute mbahet gjithsesi nga mjeti Concorde, që në 1996 përshkoi udhëtimin në vetëm 2 orë e 53 minuta.

Edhe aeroplan të tjerë ditën e djeshme kanë përfituar nga forca e stuhisë për të shkurtuar me të paktën një orë e gjysmë distancën midis kontinenteve.

Po këta pasagjerë mund të jenë të vetmit që mund të jenë të lumtur në aeroportet të Europës veriore, ku vetëm në Londër për shkak të stuhisë janë anuluar 300 fluturime, duke paralizuar trafikun ajror në kontinent.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!