Stuhia “Bert’ ka goditur Britaninë e Madhe, me borë, shi të dendur dhe erëra të forta. Autoritetet kanë dhënë 13 alarme për përmbytje në fuqi në pjesën më të madhe të vendit.
Fluturimet janë ndërprerë në aeroportin e Newcastle për shkak të borës së madhe. Të paktën 60,000 shtëpi, biznese dhe ferma kanë mbetur pa energji në Irlandë, tha Bordi i Furnizimit me Energji Elektrike.
Kompanitë hekurudhore u kanë kërkuar pasagjerëve të shmangin udhëtimet në zona të caktuara dhe disa kanë paralajmëruar për ulje të shërbimeve. Autostrada Kombëtare lëshoi një “alarm për mot të rëndë” për borën që ka prekur Yorkshire dhe Anglinë verilindore midis orës 5 të mëngjesit dhe 3 pasdite të së shtunës.
Në të gjithë Anglinë jugperëndimore dhe Uells, Met Office ka dhënë një paralajmërim të verdhë për shi gjatë të shtunës. Sipas autoriteteve, shiu më i dendur pritet në Uellsin jugor dhe Anglinë jugperëndimore, ku mund të ketë deri në 150 mm – që do të ishte i gjithë reshjet mesatare të nëntorit në vetëm një ditë.
Reshjet e pandërprera pritet të zgjasin për shumë orë, me përmbytje të mundshme gjatë të shtunës dhe të dielën. Gjithashtu janë prekur edhe kompanitë e trageteve. Operatori CalMac – i cili shërben në bregun perëndimor të Skocisë – ka anuluar disa shërbime të shtunën./abcnews.al