Disa zyrtarë, të afërt me ish presidentin brazilian Jair Bolsonaro, duke përfshirë anëtarë të kabinetit të tij dhe ushtrinë, janë arrestuar me akuzat për një përpjekje për grusht shteti kundër qeverisë së presidentit aktual të vendit, Luiz Inacio Lula da Silva.
Me urdhër të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, Policia Federale kreu një operacion të enjten që arrestoi, ndër të tjera, ish-ministrin e Drejtësisë Anderson Torres, i cili shërbeu në kabinetin e Bolsonaro nga 2019-2022, si dhe gjeneralë të lartë.
Të arrestuarit akuzohen për tentativë për grusht shteti kundër qeverisë së Lulës, e cila fitoi zgjedhjet e tetorit 2022, dhe për organizim të një organizate kriminale.
Gjykata e Lartë urdhëroi gjithashtu Bolsonaro të dorëzonte pasaportën e tij brenda 24 orëve.
/abcnews.al