Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Stuhi në Gadishullin Iberik/ Përmbytje në Spanjë e Portugali, një viktimë dhe dëme të shumta

schedule12:42 - 5 Shkurt, 2026

schedule 12:42 - 5 Shkurt, 2026

Gadishulli Iberik është goditur nga stuhia “Leonardo”, që ka shkaktuar shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe përmbytje.

Në Portugali një burrë 70 vjeçar humbi jetën pasi rrjedha e ujit mori para makinën e tij, ndërsa në Spanjë një vajzë që u hodh në lumë për të shpëtuar qenin e saj, është e zhdukur.

Autoritetet arritën të gjenin qenin, por jo vajzën, pavarësisht kërkimeve intensive gjatë gjithë natës. Ndërkohë Shërbimet e emergjencës së Andaluzisë kishin marrë pjesë në më shumë se një milion incidente deri në mesnatë të mërkurën. Katërmbëdhjetë lumenj dhe 10 diga janë në rrezik ekstrem përmbytjeje, sipas kreut të departamentit të brendshëm të qeverisë rajonale.



Leonardo më e fundit nga stuhitë që kanë përfshirë Portugalinë dhe Spanjën këtë vit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha.

Stuhia Marta, fronti i radhës i motit në të ashtuquajturin “treni i stuhisë”, pritet të godasë rajonin gjatë fundjavës, sipas agjencisë spanjolle të motit Aemet.

Kjo goditje vjen teksa Portugalia ende nuk është rimëkëmbur nga stuhia Kristin javën e kaluar që shkaktoi mbi 4 miliardë euro dëme.

Mbrojtja Civile Kombëtare e Portugalisë tha se kishte regjistruar të paktën 70 incidente që nga mëngjesi i së enjtes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!