Stuhi në Evropën Perëndimore, era shkul pemët, kaos në sektorin e transportit publik

schedule21:10 - 21 Tetor, 2021

schedule 21:10 - 21 Tetor, 2021

Një stuhi e fortë vjeshte në pjesë të Evropës Perëndimore sot ka ndërprerë energjinë në shumë shtëpi franceze dhe ka dëmtuar ndërtesa në të paktën katër vende.

Stuhia me shira dhe erëra të forta e pemë të shkulura shkaktoi dëme edhe probleme në sektorin e transportit. Bëhet fjalë për në Francë, Gjermani dhe Holandë, raporton APnews.

Situata më kritike paraqitet në Gjermani.  Shërbimi meteorologjik vendas paralajmëroi qytetarët për rrezikun që vjen nga stuhia e pagëzuar me emrin “Ignatz”, e cila pritet të përshkojë zona të tjera të Gjermanisë.

Sipas meteorologëve, gjatë së enjtes erërat kanë fryrë me 100 kilometra në orë.

Moti i keq shkaktoi vonesa dhe anulime të udhëtimeve në vend, me operatorët hekurudhorë që njoftuan oraret e ndryshuara në faqet e tyre të internetit, ose në ekranet reklamuese të e stacioneve të trenit.

Si pasojë e erërave të forta, shumë pemë u çrrënjosën dhe gjatë rrëzimit dëmtuan banesa dhe shkaktuan probleme në trafik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!