Të paktën deri më tani 3 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë evakuuar si pasohë e stuhisë tropikale “Elsa”, që ka goditur Karaibet.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tashmë stuhia po i afrohet Florida-s duke goditur me shira të mëdha dhe Kubë.
Një gjendje gatishmërie u shpall të hënën për provincën e Havana dhe provincat e Mayabeke dhe Artemis, ku më shumë se 100,000 Kubanë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Uragani Elsa vrau tre persona në Karaibe gjatë fundjavës, të shoqëruar nga erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu. Në bregdetin jugor të Republikës Dominikane, një 15-vjeçar u vra nga një rënie muri në rrethin Bahoruku dhe një 75-vjeçar vdiq në të njëjtat kushte në Bani, sipas Qendrës së Operacioneve Emergjente (COE).
Elsa goditi të gjithë pjesën jugore të Kubës nga deti të Dielën dhe të Hënën në mëngjes, por nuk u raportua dëme të konsiderueshme. Shërbimi Kuban i Mbrojtjes Civile kishte parashikuar dhe shpallur një “gjendje të jashtëzakonshme” në zonat e prekura, të cilat kishin marrë masa paraprake.e.su./abcnews.al