Serbia një natë më parë është përfshirë nga një stuhi e fuqishme me reshje shiu dhe me erë të fortë.
Mediat vendase shkruajnë se si pasojë e stuhisë një 12 vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja në Novi Sad dhe disa të tjerë janë lënduar.
Si pasojë e stuhisë dëme të shumta janë shkaktuar në qytetin serb, ku disa pjesë të qytetit kanë ngelur pa energji elektrike.
Stuhia ka rrëzuar një vinç në kantierin në Detelinara, në cep të rrugës “Veselin Maslesha” dhe “Kopernikova”, i cili dëmtoi tre ndërtesa.
Erërat e forta shkatërruan edhe një pjesë të çatisë së qendrës së panaireve të Novi Sadit.
Stuhia që goditi qytetin mbrëmë ishte shumë më e fuqishme se ajo e fundit e para disa ditëve ndërsa dëmet janë të mëdha, sipas “City Greenery”./abcnews.al