Një grua ka humbur jetën dhe pesë persona janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Është ky bilanci i rëndë i rënies së një vinçi në një pallat në Dallas, Teksas. Incidenti u shkaktua nga një stuhi e dhunshme me erëra që arritën shpejtësinë e 110 kilometrave në orë duke shulur disa pemë dhe duke lënë zona të tëra pa energji elektrike. Vinçi i cili ndodhej në një kantier ndërtimi, nuk i ka rezistuar forcës së erës duke u përplasur ma katin e fundit të pallatit. /ABC News Albania 24/7